BREAKING NEWS

Shkencëtarët zbulojnë 2 minerale të reja në meteoritin e madh që u gjet në Afrikë

Shkencëtarët kanë identifikuar dy minerale që nuk janë parë më parë në Tokë, në një meteorit që peshon 15.2 tonë metrikë.

Mineralet erdhën nga një copë 70 gramëshe e meteoritit, i cili u zbulua në Somali në vitin 2020 dhe është meteori i nëntë më i madh i gjetur ndonjëherë.

Chris Herd, profesor në departamentin e shkencave të Tokës dhe atmosferës, mori mostra të shkëmbit hapësinor që të mund ta klasifikonte atë. Ndërsa po e ekzaminonte, diçka e pazakontë i ra në sy, disa pjesë të mostrës nuk ishin të identifikueshme me mikroskop. Më pas ai kërkoi këshilla nga Andrew Locock, kreu i Laboratorit të Mikrosondeve Elektronike, pasi Locock ka përvojë në përshkrimin e mineraleve të reja.

“Ditën e parë që bëri disa analiza, ai tha, ‘ke të paktën dy minerale të reja atje’. Ishte fenomenale. Shumicën e kohës duhet shumë më tepër punë se kaq për të thënë se ka një mineral të ri”, tha në një deklaratë Herd.

Emri i një minerali, elaliite, rrjedh nga vetë objekti hapësinor, i cili quhet meteorit “El Ali” pasi u gjet pranë qytetit El Ali në Somalinë qendrore.

Herd e quajti elkinstantonitin e dytë pas Lindy Elkins-Tanton, nënkryetare e Iniciativës Ndërplanetare të Universitetit Shtetëror të Arizonës./ CNN


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

12 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago