POLITIKE

Shkencëtari amerikan: Karantina shkaktoi më shumë vdekje sesa shpëtoi, ishte virus paniku

“Mbyllja shkaktoi më shumë vdekje sesa shpëtoi”, tha një shkencëtar laureat i Nobelit, pasi ai parashikoi që Mbretëria e Bashkuar do të dilte nga Covid-19 brenda disa javësh.

Anglo-amerikani Michael Levitt, profesor i Universitetit Stanford i cili e parashikoi saktë trajektoren fillestare të pandemisë, i dërgoi mesazhe profesorit Neil Ferguson në mars duke i thënë këshilltarit me ndikim në qeveri se ai e kishte mbivlerësuar numrin e mundshëm të vdekjeve me “10 ose 12 herë”.

“Ideja e profesorit të Kolegjit Imperial, një faktor kryesor në braktisjen e dukshme që qeveria britanike i bëri një politike të ashtuquajtur të imunitetit të tufës, ishte pjesë e një “virusi paniku” të panevojshëm, i cili u përhap në mesin e liderëve politikë globalë”, tha Prof. Levitt.

Prof Levitt, një britaniko-amerikan-izraelit që mori çmimin Nobel për kimi në 2013 tha: “Unë mendoj se karantinat nuk shpëtuan asnjë jetë. Ato do të kenë shpëtuar disa jetë në aksidente rrugore dhe të ngjashme, por dëmi social nga abuzimi në familje, divorci, alkoolizmi qe ekstrem, plus ata që nuk u mjekuan për sëmundje të tjera”.

Levitt beson se me disa rekomandime specifike, të tilla si mbajtja e maskave që nga fillimi i shpërthimit dhe miratimi i rregullave të caktuara të distancës sociale, do të kishte dhënë të njejtin rezultat në aspektin shëndetësor, por me një kosto shumë më të ulët. “Unë gjykoj se virusi i vërtetë ishte Virusi i Panikut”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

2 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

17 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago