KRYESORE

Shkencëtari shqiptar në SHBA, Niko Qafoku merr vlerësimin e lartë

Shkencëtari shqiptaro-amerikan, Niko Qafoku, ka marrë emërimin më të lartë në hierarkinë e anëtarëve të “Soil Science Society of America” (SSSA). Ai është nderuar me titullin “Fellow of the Soil Science Society of America”, i cili u jepet vetëm një numri shumë të vogël (rreth 0.3%) të anëtarëve të SSSA.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Qafoku nëpërmjet një postimi në Twitter ku shkruan se:

“Nder i madh të zgjidhem Anëtar i Shoqërisë së Shkencës së Tokës të Amerikës, që është njohja më e lartë e dhuruar nga SSSA. Anëtarët emërojnë kolegë të denjë bazuar në arritjet e tyre dhe shërbimin e merituar. Deri në 0.3 përqind të anëtarëve të Shoqatës mund të zgjidhen”.

Prej vitesh Niko Qafoku drejton Laboratorin Kombëtar të Pacific Northwest, në Richland të Washington State, si dhe është redaktor shkencor i revistës së Shoqatës Amerikane të Shkencave të Tokës.

Ndonëse prej me shume se dy dekadash Niko Qafoku ushtron profesionin e tij në Amerikë ai shpesh është përfshirë edhe në studime dhe konferenca të organizuara ne Shqipëri. Pjesëmarrja e tij e fundit ka qenw nw muajin shtator në konferencën “Kërkimi shkencor në hapësirën mbarëshqiptare dhe roli i Diasporës shkencore” të organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, ku trajtoi temën “Integrimi i Diasporës në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve shkencore dhe arsimore”

Ai u vendos në Amerikë fillimisht në vitin 1994 si student me bursën “Fulbright Scholar” në Institutin Politeknik dhe Universitetin Shtetëror të Virxhinias. Po atë vit pranohet në shkollën pasuniversitare të Universitetit të Xhorxhias. Përfundon studimet aty më 1998 dhe fiton njëkohësisht gradën shkencore Master në Matematikë të Aplikuar dhe Informatikë,si dhe titullin PhD në kiminë e tokës dhe të mjedisit.

Shoqëria Shkencore e Tokës së Amerikës (SSSA), është shoqëria më e madhe e dedikuar dhe specifike e tokës në Shtetet e Bashkuara. Ajo është krijuar në vitin 1936 nga bashkimi i Seksionit të Tokave të Shoqatës Amerikane të Agronomisë dhe Shoqatës Amerikane të Sjelljes së Tokave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago