Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të hënën kanë nënshkruar një marrëveshje me operatorin nga Shqipëria (OST), që do t’i japë fund varësisë së Kosovës nga rrjeti serb i shpërndarjes së energjisë elektrike.
E gjithë këtë lëvizje, drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq, po e cilëson si një hap tjetër drejt “Shqipërisë së Madhe” edhe në fushën e energjisë.
Sipas tij, Serbia është ndërtuesi i rrjeteve më të mëdha të energjisë në Kosovë dhe ka pronësi mbi to.
“Serbia është pronari dhe ndërtuesi i rrjeteve të energjisë në Kosovë, për të cilat ka prova të bollshme”, ka thënë Marko Gjuriq.
Tutje Gjuriq ka përmendur edhe luftën e Beogradit për mos pranimin e KOSTT-it në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike.
Sipas tij kjo është një luftë politike e Serbisë për të penguar avancimin e Kosovës në aspektin ndërkombëtar.
Megjithatë një marrëveshje e tillë po shihet si historike në forcimin e sovranitetit të Kosovës.
“Kjo është marrëveshje historike për Kosovën, dhe KOSTT sepse deri tani ne kemi qenë pjesë e rrjetit EMS të Serbisë”, ka thënë Shefi Ekzekutiv i KOSTT, Ilir Shala, për Reuters.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…