KRYESORE

Shkoi të kthente pijen freskuese në market, fiton lotarinë 315 milionë dollarë në SHBA!

Mrekullitë e fatit ndodhin! Kjo është historia e një qytetari të Nju Xhersit në SHBA, i quajtur Tayeb Souami, i cili arriti të fitonte lotarinë 315 milionë dollarë, fal një blerjeje të nxituar të pijes freskuese në market.

Kontabilisti 56-vjeçar ishte me një situatë disi delikate financiare, teksa ka rrëfyer vetë së fundmi edhe dinamikën që e bëri milioner. Dhe çështja është se atij iu desh të linte kolateral shtëpinë e tij, për të qenë në gjendje të paguante shkollimin e fëmijëve në universitet, gjë që bëri që familja të shikonte çdo cent të fundit në gjithçka. Shorti është hedhur kohë më parë, por mediat i janë kthyer detajeve të historisë, për shkakun dhe rrethanat që i sollën fat.

Tayeb rrëfen se një ditë të bukur, mbërriti në shtëpi pasi kishte bërë blerjen e tij në supermarket. Mes produkteve kishte një lëng portokalli që kishte kushtuar pak më shumë se katër euro. Një shifër që si zakonisht, gruas së tij i është dukur krejtësisht e tepruar. Kështu ai shkoi për ta kthyer atë mbrapsht.

Në fillim, Tayeb tha se u ankua, por përfundoi duke rënë dakord pa e ditur se jeta e tij do të merrte një kthesë të plotë.

Ndërsa ishte në linjën e rimbursimit në market, ai pa një reklamë për lotarinë ‘Powerball’ dhe mendoi se do të ishte një ide e mirë që këto para të rimbursimit t’i përdorte për të blerë dy bileta lotarie.

Dhe kaq ishte! Të nesërmen, teksa lante makinën, shfrytëzoi rastin të kontrollonte biletat në një nga ato dyqanet legjendare ‘7-Eleven’, pa shumë pritshmëri. Ashtu siç priste, fatura (bileta) e parë nuk doli fituese.

Por kur e dyta u skanua, makina shfaqi një mesazh të pazakontë: “Duhet parë nga punonjësi”.

Duke besuar, si zakonisht, se ishte një gabim, burri ia çoi letrën njërit prej arkëtarëve:

“O Zot, oh Zot”, bërtiti ajo.

Dhe Tayeb sapo kishte fituar 315 milionë dollarë, ose rreth 285 milionë euro. Dhe kjo, fal një termodinamike që nisi me një blerje të tepruar të pijes freskuese.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago