FOTO&VIDEO

“Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura, kjo është parajsa”, New York Times reportazh për afganët në Shëngjin

Mbërritja në Shqipëri e një pjese të civilëve afganë të larguar nga frika e hakmarrjes talibane po tërheq vëmendje e mediave ndërkombëtare.

Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” i ka dedikuar jetës së tyre të re në Shqipëri një
reportazh të gjatë. Reportazhi duke paraqitur situatën e përgjithshme, fokusohet veçanërisht tek strategjia e strehimit të refugjatëve në resortet verore në brigjet e Adriatikut, duke i cilësuar si “kampet e refugjatëve më luksozë dhe të çuditshëm në botë”, të çuditshëm më së shumti nga fakti që Shqipëria mbetet ende, sipas autorit, “një nga vendet më të varfra në Europë”.

Reportazhi nënvizon gjithsesi që “fatura e refugjatëve paguhet kryesisht nga organizata si National Endowment for Democracy, fondacioni Yalda Hakim, por edhe fondacioni Soros”.

Gazeta amerikane ndjek në veçanti fatin e refugjatëve të strehuar në resortet e Shëngjinit, ku burra e gra afganë duken ende disi të hutuar, peng të kujtimeve dhe frikës për familjarët ende në atdhe, por edhe mirënjohës për mundësinë që po i jep populli shqiptar.

Për shumë prej tyre, kjo është edhe rasti për të përjetuar gjera që nuk kishin mundësi të bënin në Afganistan. Tahera, një studente mjekësie 21-vjeçare, dëshiron të mësojë notin dhe biçikletën, diçka e ndaluar në Kabul. Pushuesit shqiptarë, kryesisht nga Kosova, duket se po i mirëpresin ato, dhe nuk duken të shqetësuar nga prania e tyre.

“Jemi refugjatë luksi. Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura, flemë dhe hamë rregullisht. Për pjesën më të madhe të njerëzve, kjo është parajsa”, thotë një ish-përkthyes, i cili pohon se pavarësisht komoditetit ende nuk fle nga makthi kur kujton mënyrën si iku nga qyteti i tij Herat, duke iu shpëtuar kontrolleve të talibanëve.

Paqartësia për të ardhmen por edhe për vendin nga i cili kanë ikur të detyruar, zbeh lumturinë e çastit. “I gjithë ky luks është fantastik, por nuk e shijojmë dot, me gjithë mendimet që kam në kokë”, e përmbledh mirë situatën njëra prej tyre./A2


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago