KRYESORE

Shkon në mbi 20 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë i ka kaluar 20 mijë. Autoritetet turke bëjnë të ditur se në Turqi numri i viktimave është rritur në të paktën 16,546, ndërsa të plagosurit i kanë kaluar 66 mijë. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan vijon turin e tij në zonat e prekura nga tërmeti

Ndërkohë numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri u ngjit në të paktën 3,192, përfshirë 1,930 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha dhe 1,262 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë, sipas mediave shtetërore siriane.

Ndërsa në të gjitha territoret e prekura në Siri numri i të lënduarve u rrit në 5,158, me 2,258 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 2,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Të paktën 71,290 persona janë plagosur në Siri dhe Turqi, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.

Grupet e kërkim shpëtimit nga e gjithë bota, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, vijojnë të punojnë për të gjetur dhe shpëtuar njerëz që mund të kenë mbetur të gjallë nën rrënoja.

Të gjitha agjencitë lokale dhe ndërkombëtare që po punojnë në terren dhe po monitorojnë situatën raportojnë se shifrat do të rritet edhe më tepër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

9 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

13 orë ago