Një shofer profesionist nga Zagrebi i Kroacisë e ka komentuar aksidentin e tmerrshëm që ndodhi të dielën në mëngjes në Slavonski Brod, e ku mbetën të vdekur 10 persona dhe mbi 40 u lënduan.
Postimi i Ivan Kaspret në Facebook për dy ditë u shpërnda nga gati 1 mijë veta, ndërsa komentet mbështetëse ishin të shumta. Në një bisedë telefonike për mediumin kroat, Dnevnik, Kaspret deklaroi se ai nuk priste që njerëzit ta prisnin kështu postimin e tij, por se qëllimi i tij ishte t’i njoftonte njerëzit me ‘anën tjetër’ të historisë, shkruan mediumi kroat.
“Nuk është e vërtetë ajo që thonë njerëzit. Shoferët profesionistë është e vërtetë që ‘një këmbë e kanë në varr, tjetrën në burg’, një aksident si ky mund t’i ndodhë secilit prej nesh sepse çdo shofer profesionist del në rrugë dhe nuk ‘nuk e di se çfarë e pret atë”, tha Kaspret.
“Kështu është edhe ky shofer. Ndoshta një fëmijë i sëmurë po e priste në shtëpi, ndoshta ai kishte probleme të tjera për të cilat po mendonte në atë kohë. Ngarja e automjetit nuk është e vetmja gjë për të cilën mendojmë në jetë, të gjithë kemi probleme të tjera”, shtoi Kaspret.
“Dhe mbase kolegu i tij bisedoi me të para pesë minutash? Kush thotë që ai nuk është hero, i cili ndoshta i tha kolegut të pushonte sepse e pa që nuk mund ta voziste më? Shoferët dinë të ndërrohen çdo dy në dy orë e gjysmë gjatë natës”, shpjegoi ai.
“Është një nga rastet, nuk është se një aksident trafiku do të ndodhë sa herë që dikush del me autobus në rrugë”, u shpreh Kaspret.
Postimi i tij në Facebook është shpërndarë gati 1000 herë:
Postimi i tij në rrjetet sociale, i shpërndarë gati një mijë herë brenda dy ditësh, po transmetohet në tërësinë e tij.
“Unë punoj rreth 140,000 km në vit me autobusë, kështu që e ndiej të nevojshme të them diçka në lidhje me këtë temë… Sa herë i jeni ankuar shoferit se ai nuk vozit më shpejt për të arritur në destinacionin tuaj më shpejt!? Sa herë nuk keni dashur as të dëgjoni një shofer të ketë orë pune të ligjshme dhe pushim!? Sa herë i keni kërkuar shoferit të ndalojë ‘vetëm për të zbritur nga autobusi për një kohë’ kur ktheheshit nga një udhëtim!?”.
Nga të gjitha këto lutje dhe pyetje tuajat, stomaku ynë dhemb. Barku ynë dhemb sepse nëse ju kënaqim ne jemi fajtorë, nëse nuk kënaqemi – nuk jemi shokë të mirë. Miqtë e mi të dashur, mbase nesër do të jem në foto si kjo! Ndoshta është ndonjë koleg i imi … As kjo histori dhe as shumë deri më tani nuk janë bardh e zi!”.
“Ai shofer donte të vinte në shtëpi, ta sillte bukën e familjes, ta përqafonte familjen, të flinte pak dhe të nisej përsëri në punë… zgjedhja e tij nuk ishte të lodhej, zgjedhja e tij nuk ishte t’i vriste njerëzit në autobus… ishte puna e tij dhe kjo ndodhi! Të mos e kryqëzojmë”, shkroi Kaspret në Facebook.