Leonardo DiCaprio, përveçse është një nga aktorët më të mirë në botë, vitet e fundit është shndërruar gjithmonë e më shumë në një “avokat” të natyrës, ekosistemeve dhe klimës së planetit tonë.
Ai shfrytëzon jo vetëm rrjetet e tij sociale si platforma për të folur mbi problemet e ruajtjes së natyrës, por edhe daljet publike apo fjalimet në eventet e rëndësishme.
Postimin e fundit në Instagram, DiCaprio ia ka kushtuar sërish Shqipërisë, më saktësisht lumit Vjosa. Kjo nuk është hera e parë që ai shkruan për dhjetra milionë ndjekësit e tij në lidhje me atë që e quan “një lumenjtë e fundit të egër në Evropë”, pasi më parë ai iu bashkua nismës që kërkonte mos ndërtimin e HEC-eve mbi këtë lum. Gjithsesi këtë herë Leo shkruan se qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë.
“Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me @Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope
Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore.”
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…