Gjashtë studentë të Forcave ajrore Helenike (Ikaron) u arrestuan jashtë Hagia Sophia-s, në Stamboll, të shtunën e kaluar, për shpalosjen e flamujve grekë.
Mediat grekë bëjnë të ditur se studentët (tre grekë dhe tre qipriotë) kishin marrë pushime për ditët e Krishtlindjeve, por nuk kishin njoftuar shërbimin e tyre se do të udhëtonin jashtë vendit dhe veçanërisht në Turqi, si dhe nuk kishin marrë miratimin e duhur.
Kur mbërritën jashtë tempullit dhe shpalosën flamurin, ata u pikasën nga zyrtarët e MIT dhe u arrestuan për shkelje të ligjit të simboleve të huaja të Turqisë.
Me ndërhyrje diplomatike, studentët u liruan dhe u kthyen në Greqi, ku i presin masat disiplinore.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…