POLITIKE

Shpërthejnë tabloidet serbe në tituj fyes për zgjedhjet në veri, “kontenjerë bërllogu”, “rrugët thatë pa asnjë shpirt të gjallë”

Morri anën e Kurtit dhe shkoi të votojë veten! Sllaxhana Pantoviq, e vetmja votuese në Zveçan – erdhi e shkoi e shoqëruar nga Policia”, shkruan titulli i Novosti-t t Beogradit për kandidaten serbe për kryetare të Komunës së Zveçanit, ndërsa brenda tekstit shoqërimin e saj nga policia e quan si “një rast i cili nuk është regjistruar kurrë më parë”.

Ndërkaq tablodi “Alo” raportimin drejtpërdrejt e titullon si në vijim: “Policia dhe KFOR-i në rrugë të shkretëruara, hapen kontenjerët e bërllogut për zgjedhje, një shqiptar votoi deri në ora tetë”, derisa policia kosovare që po monitoron situatën dhe sigurinë quhen “banditë të Kurtit”.

Tabloidi Informer shkon edhe më tej duke i quajtur zgjedhje “cirkus të Kurtit”. – “Serbët s’duan t’ja dijnë për zgjedhjet cirkus të Kurtit. Asnjë shpirt i gjallë në rrugët e Kosovës së veriut. Vetëm policia e Albinit, KFOR-i në qytet, afër kontenjerëve të votave”.

Që nga ora shtatë e mënjgesin janë hapur qendrat e votimit dhe ato alternative ndërsa të drejtë vote kanë afro 45 mijë qytetarë. KQZ njoftoi se janë 19 qendra të votimit me 34 vendvotime. Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së poashtu njoftoi se të gjitha materialet e votimit janë shpërndarë në ato zona.

Deri në këto momente, sipas planifikimet ju njoftoj se është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletvotimet. Natyrisht si çdo herë shpërndarja e materialit është bërë në bashkëpunim dhe me përcjelljen e Policisë së Kosovës”.

“Më lejoni të ju njoftoj se sipas informacionet që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, në katër komunat janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit në këto komuna. Gjithsej janë 19 qendra të votimit dhe siç kemi njoftuar deri më tani 6 janë të rregullta, ndërkaq 13 të tjera janë alternative. Të gjitha adresat e sakta të qendrave të votimit i kemi publikuar në ëebfaqen e KQZ-së, rrjetet sociale dhe mediat.” – ka thënë ai në konferencën e parë për media.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

10 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

20 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago