Autoritetet në Las Vegas po hetojnë një shpërthim dhe zjarr të një Tesla Cybertruck në hyrje të Trump International Hotel të mërkurën në mëngjes.
Ngjarja u raportua pak pas orës 8:40 të mëngjesit dhe ekipet e emergjencës gjetën një Cybertruck 2024 të përfshirë nga flakët, tha sherifi i Las Vegas-it, Kevin McCahill, në një konferencë për shtyp.
“Ka një person të vdekur brenda Cybertruck-ut dhe nuk e di ende nëse është burrë apo grua,” tha McCahill.
Shtatë viktima të tjera pësuan ato që McCahill i përshkroi si lëndime “të lehta” si pasojë e shpërthimit.
Jeremy Schwartz, agjenti special në detyrë i FBI-së në Las Vegas, konfirmoi gjithashtu gjatë konferencës për shtyp se ekipi i tij po merr pjesë në hetim, duke lënë të hapura të gjitha pistat e hetimit, përfshi edhe terrorizmin.
CNN i ka kërkuar Tesla-s një koment mbi incidentin.
Eric Trump, nënkryetari ekzekutiv i organizatës Trump, shkroi në X se “siguria dhe mirëqenia e mysafirëve dhe stafit tonë mbeten përparësia jonë kryesore.”
“Ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj Departamentit të Zjarrfikësve të Las Vegas-it dhe forcave lokale të rendit për përgjigjen e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin,” shkroi Trump.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…