Shqipe Bislimi nga fshati Bardhosh, komuna e Prishtinës, ka nevojë për ndihmën tuaj që të ngritet sërish në këmbë.
Ajo ka pësuar aksident me makinë në vitin 2015, ku si pasojë ka mbetur në karrocë. Pas një operimi, varra i është infektuar, hapur dhe që nga viti 2017 i kullon çdo ditë.
Nga spitali i Shkupit i është thënë se gjasat që të ec sërish janë 100%, mirëpo nuk i lejohet të fillojë me fizioterapi, pa u shëruar varra që ka në trup.
Për shërimin e saj jashtë shtetit nevojiten 20 mijë euro, një shumë kjo e papërballueshme për të dhe bashkëshortin, Muhamed Hajdarin, i cili për shkak të gjendjes së rëndë të Shqipes punon vetëm kohë pas kohe, sa për të siguruar ushqim për të dhe dy djemtë që i kanë, njëri 12 e tjetri 9 vjeç.
Ju mund të ndihmoni përmes llogarisë Bankare:
XK051401000012883234 – Banka Ekonomike
Emri i mbajtësit të llogarisë: Shqipe Bislimi
Numri i telefonit: 044488528