KRYESORE

Shqipëria akuza Rusisë-Rikthyet fashizmin!/Xhaçka përballë Lavrov në Këshillin e Sigurimit

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në takimin e Këshillit të Sigurimit “Paqja dhe Siguria e Ukrainës”, dënoi agresionin rus, duke e bërë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, përgjegjës për jetët e humbura në Ukrainë dhe luftën e urisë në mbarë botën.

“Federata Ruse, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, ka zhvilluar një luftë të paligjshme agresioni kundër Ukrainës. Në gjykimin tonë dhe në sytë e gjithë botës, siç është shprehur qartë më shumë se një herë këtu, në Kombet e Bashkuara, veprimet e Rusisë janë një shkelje tejet e rëndë e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Vetë parimi dhe besimi mbi të cilin u themelua OKB-ja ishte se e vetmja mënyrë për të parandaluar luftën ishte përmes normave dhe ligjeve universale të pranuara nga të gjithë në rendin e ri të pas Luftës së Dytë Botërore. Në dekadat që pasuan, pavarësisht sfidave dhe vështirësive, të gjithë kemi arritur të forcojmë dhe zgjerojmë shtrirjen e së drejtës ndërkombëtare dhe bashkëpunimin shumëpalësh dhe kemi rënë dakord që askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin”.

Lufta në Ukrainë dhe përpjekja e Rusisë për të pushtuar pjesë të territorit të Ukrainës, na kujtojnë ditët e errëta të fashizmit dhe stalinizmit, sipas Xhaçkës.

Pamjet që ka parë e gjithë bota zbulojnë një të vërtetë të hidhur për veprimet e Rusisë: një brutalitet të tmerrshëm kriminal kundër popullatës civile. Burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm në Ukrainë, si dhe dhjetëra mijëra ushtarë rusë kanë paguar me jetën e tyre për luftën e zgjedhur të Vladimir Putinit. Miliona në mbarë botën janë të uritur për shkak të luftës së zgjedhur të Vladimir Putin.

Ne dënojmë shtegun e ri të konfrontimit të Rusisë duke shpallur një mobilizim të pjesshëm në Rusi, duke mbështetur organizimin e “referendumeve” të paligjshme në 4 territore ukrainase të pushtuara aktualisht dhe duke kërcënuar sërish me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Ritheksojmë mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe përsërisim thirrjen tonë për Rusinë që të tërheqë plotësisht dhe pa kushte të gjitha trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago