Korporata Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe Masdar, gjigandi i Emirateve të Bashkuara, nënshkruan sot një marrëveshje për krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në Shqipëri.
Marrëveshja u firmos pasi Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
“Baku, Azerbajxhan – Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara për krijimin e kompanisë së përbashkët publike të energjisë, u zhvillua takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës, për të cilën janë kryer studimet paraprake e do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik”, shkruan Rama në Facebook.