FOTO&VIDEO

Shqipëria me moton turistike “Pusho shqip”

“Pusho shqip”. Kjo është motoja e këtij sezoni turistik të pazakontë në Shqipëri, ku pandemia e koronavirusit detyron turizmin patriotik. Pushimet e verës në Shqipëri dhe të dimrit në Kosovë! Ky ka qenë rekomandimi i thjeshtë që është bërë të mërkurën në plazhin e Shëngjinit, ku është zyrtarizuar sezoni i përbashkët turistik Shqipëri-Kosovë.

Zyrtarizimi i sezonit mes Shqipërisë e Kosovës bën bashkë në Shëngjin përfaqësues të të dy qeverive. Në takim ishte i pranishëm ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti, Vesel Krasniqi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, etj.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që pushimet e tyre t’i kalojnë në Shqipëri, dhe u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që pushimet dimërore t’i kalojnë në Kosovë”, bëri thirrje ministri Krasniqi.

Për ministrin Blendi Klosi, veç njohjes së bukurive të dy vendeve, ky sezon do të jetë edhe vlerësim për biznesin shqiptar që ka investuar qindra miliona euro në këtë sektor. “Të gjithë së bashku të urojmë një sezon të mirë për Shqipërinë. Kurrë më shumë sesa sot ne na duhet të jemi bashkë për të luftuar një armik të padukshëm, që po lufton dukshëm industrinë e turizmit”, tha Klosi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago