BREAKING NEWS

Shqipëria nis lëshimin e lejeve të qëndrimit për shqiptarët e Kosovës

Pas marrëveshjes mes dy qeverive, Shqipëria ka nisur sot me lëshimin e lejeve të qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në atje. Ministri i Brendshëm i Shqipërusë, Bledi Çuçi priti në zyrë dy të rinj nga Kosova, të cilëve iu dorëzoi kartat e para 5-vjeçare të rinovueshme pa afat.

“Sot kam kënaqësinë të jap dy kartat e para të Lejeve të Qëndrimit të dy shqiptarëve shtetas të Kosovës. Leje Qëndrimi 5- vjeçare që aplikohet për herë të parë në Shqipëri në bazë të ligjit të ri që kemi bërë për të lehtësuar pikërisht këtë proces edhe në bazë të marrëveshjes që bëmë me qeverinë e Kosovës, e cila gjithashtu ka filluar të aplikojë të njëjtin regjim përsa i takon dhënies së lejes së qëndrimit për shqiptarët e Shqipërisë në Kosovë. Kam kënaqësinë sot t’i jap Aritës dhe Kushtrimit kartat biometrike, identike përsa i takon cilësive që kanë ID shqiptare, me të gjitha të dhënat personale të pasqyruara në të dy çipet e kartës”, u shpreh ministri Çuçi.

Lejet e Qëndrimit biometrike janë gjithashtu edhe leje Pune pa qenë nevoja që shqiptarët e Kosovës të marrin një dokument të dytë. Çuçi solli rastin e Arita Berishës, vajzës nga Kosova e cila në përfundim të studimeve është punësuar në Tiranë në një kompani IT. Te dokumenti biometrik që ajo ka marrë është gjithashtu e përfshirë edhe leja e punës.

“Sot janë lehtësuar tërësisht procedurat për Leje Qëndrimi, me aplikim online dhe pa dokumente. Dëshmitar për këtë është vetë Kushtrimi që ka hequr kalvarin e shkuarjes nga njëra zyrë në tjetrën çdo një vit për të rinovuar Lejen e Qëndrimit”, tha ministri Çuçi duke iu referuar rastit të Kushtrim Reshitit, të riut nga Kosova i cili ka qenë student në Tiranë dhe në përfundim të studimeve ka nisur të punojë këtu.

Lëshimi i Lejeve të Qëndrimit biometrike për shqiptarët e Shqipërisë ka nisur edhe në Kosovë. Të dy qeveritë nënshkruan marrëveshjen në mbledhjen e përbashkët të 26 nëntorit që u mbajt në Elbasan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago