KRYESORE

Shqiptarë e kosovarë përleshen me shufra hekuri në Itali, përdoren edhe armë

Të shtëna armësh kanë tronditur orët e para të ditës qytetin italian të Triestes, ku të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Sherri nisi në një bar sipas medieve italiane, por protagonist ka pasur disa punëtorë shqiptarë e kosovarë. Dy prej të dyshuarve u kapën ndërsa tentonin të largoheshin nga vendngjarja.

Edhe gjatë arrestimit, të shtënat nuk ndaluan. Përplasja e madhe me armë zjarri por edhe shufra hekuri mendohet të ketë nisur për çështje që lidheshin me punën. Në të mendohet të jenë përfshirë 15 persona. 4 patrulla policie mbërritën me urgjencë në vendngjarje, si dhe 7 ambulanca.

Qyteti është praktikisht i shokuar, thotë shtypi vendas. Njëri prej punonjësve të lokalit tha se kishte punuar për 33 vjet në atë zonë, por nuk kishte parë kurrë një skenë të tillë kaq të dhunshme. Sipas tij, dy grupe të përbërë nga persona të shumtë në fillim ishin përplasur verbalisht, pastaj kanë nxjerrë shufrat e hekurit, e në fund, edhe armët e zjarrit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago