Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama përmendi vështirësinë e një operacioni për kthimin e shqiptarëve nga Siria, I cili në të vërtetë ishte një procedurë vijuese e operacionit të mëparshëm ku u kthyen 4 fëmijë dhe një nënë shqiptare. Autoritetet kurde, pasi përfunduan verifikimet për të gjithë shqiptarët e mbetur atje, kontaktuan autoritetet shqiptare për të tërhequr shtetasit e tyre.
Por kampi Roxh nuk është Al Hawl, aty ku audiomesazhet që kërkojnë ndihme vijojnë të mbërrijnë në redaksinë e A2 CNN.
“Këtu thonë që shpejt, por kur tamam nuk e di, s ekur do të vijmë andej. Inshallah shpejt. Me rëndësi është që të gjithë jemi mirë”, thotë Myrvete Dibra.
Në kampin Roxh ka shkollë, ka xhami, aty te gjitha nënat janë të identifikuara ndërsa në total janë 800 persona. Kurse në Al Hawl nuk ka asnjë regjistër identifikimi për 80 mijë persona.
Njëra prej vajzave të Myrvetes, Oljada vetëm 16-vjeçare, ka dërguar këtë mesazh tek të afërmit e saj. “Akoma nuk jemi nisur, por është e sigurt që Shqipëria do të na marrë? Kemi frikë të nisemi se nuk e dimë nëse do të vijmë ande. Teze, inshallah do ta lënë mamin që të flasë me ty…”.
Në kampin Al Hawl vijojnë të qëndrojnë 17 persona shumica fëmijë. Mes të mbeturve në kampin e ferrit është Eva Dumani, Myrvete Dibra me 2 fëmijë, Hajrije Taushani me 2 fëmijë, Elona Shuli së bashku me 2 motrat, vëllain dhe djalin e saj të mitur, si dhe Emanuela Daci me 3 fëmijë.