POLITIKE

Shqiptarët e Medvegjës kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit, Serbia po i fshin nga regjistrat

Shteti i Serbisë vazhdon t’i fshijë nga regjistri i saj civil shqiptarët e Medvegjës.

Banorët e kësaj komune të vogël në Serbi, në të cilën vlerësohet se jetojnë rreth 6 mijë shqiptarë, thonë se deri më tani mbi 5 mijë prej tyre janë fshirë nga ky regjistër, përmes pasivizimit të adresave, raporton KTV.

Profesori i Edukatës Qytetare në Medvegjë, Gani Krasniqi, thekson se këto masa kanë arritur kulmin në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, ku rreth 4 mijë shqiptarë nuk kanë mundur të votojnë pas largimit nga listat zgjedhore.

Sipas tij, kjo ka bërë që nga 8 këshilltarë komunalë sa kishte Medvegja legjislaturën e kaluar, numri i tyre të zvogëlohet në vetëm tre.

Sipas banorëve të atjeshëm, nuk ka familje në Medvegjë që nuk është prekur nga fshirja prej regjistrit civil.

Nga këto masa nuk kanë shpëtuar as shumë shqiptarë me prejardhje nga ajo zonë, që jetojnë në Kosovë. Familja e Burim Ukës është njëra prej tyre.

Tani kur shqiptarët e Medvegjës frikësohen se mund t’i humbasin edhe pronat e tyre, shpresat për zgjidhjen e këtij problemi ata i kanë te qeveria e re në Prishtinë, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Banorët që fshihen nga regjistri civil nuk mund të pajisen më me dokumente identifikimi. Shumica prej tyre nuk e dinë se janë të pasivizuar derisa të shkojnë në komunë, pasi shteti serb nuk i njofton për veprimet e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

5 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

12 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

14 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

18 orë ago