FOTO&VIDEO

Shqiptari Martin Shkreli kërkon lirimin nga burgu për të zbuluar ilaçin kundër COVID-19

Biznesmeni amerikan Martin Shkreli, i cili në 2018 bëri bujë për shkak të rritjes prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar, kërkon të lirohet nga burgu me pretendimin se mund të ndihmojë në përgatitjen e ilacit kundër koronavirusit.

37 vjeçari në Brooklyn nga prindërit emigrantë me origjinë shqiptare u dënua pasi u akuzua për vjedhjen e 11 milionë dollarë aksione të kompanisë së tij si dhe për shitjen e një ilaci të quajtur Daraprim nga 13.50 dollarë një pilul në 750 dollarë. Ai në fakt duhet të lirohet nga burgu në 2023.

Kërkesa e tij e lirimit e përbërë nga 11 faqe është publikuar nga “Prospero Pharma,” një kompani që Shkreli bashkëthemeloi në 2015.

Kjo kompani ishte objekt hetimi në 2019 pasi u akuzua se kishte krijuar pikërisht me qëllim që të mundte kompaninë “Retrophin” nga e cila Shkreli ishte shkarkuar

Në document ai thotë se nuk do që të lirohet për përfitime personale por se ai ka qenë një sipërmarrës i dy kompanive farmaceutike dhe mund të ofrojë një pasqyrë të vlefshme për zhvillimin e një trajtimi kundër koronavirusit.

Në kërkesën e lirisë së tij ai thotë se do të asistojë në një grup kërkimor për ilacin kundër COVID-19 për një periudhë 3 mujore dhe se lirimi i tij pas periudhës së COVID nuk është zgjidhje.

Kush është Martin Shkreli

Martin Shkreli lindur në Brooklyn nga prindërit emigrantë me origjinë shqiptare u bë i njohur në të gjithë vendin pas themelimit të “Turing Pharmaceuticals”, me blerjen e ilaçit që trajton infeksionet parazitare “Daraprim” dhe duke rritur çmimin e tij në 5 mijë për qind, ose 750 dollarë për pilulë. Ky veprim shkaktoi kritika të aktivistëve dhe ligjvënësve. Në dhjetor 2015-s Martin Shkreli u akuzua për mashtrim lidhur me dy fonde investimesh dhe një kompani farmaceutike që kishte themeluar vite përpara “Turingut”. Në fund ai u dënua për mashtrim investitorësh, duke u dërguar atyre deklarata të rreme mbi llogaritë bankare, fshehje të humbjeve në shuma të mëdha si dhe për makinacione lidhur me çmimin e aksioneve të kompanisë farmaceutike, “Retrophin Inc”. Përveç dënimit me burg, Shkreli u urdhërua të paguajë dhe një shumë prej rreth 7 milionë dollarësh. (Pjesa e fundit e shkrimit është marrë nga Zeri Amerikës 28 qershor 2019.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

3 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

16 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

17 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago