Kujtim Boletini është shqiptari nga fshati Boletin ne Mitrovicë të Jugut që ua largoi dy flamujt serb dhe rus nga një kodër që ndodhet në Zveçan dhe më pas i dogji ato.
Për këtë vepër, Boletini është intervistuar nga Policia e Kosovës e më pas është liruar më procedurë të rregullt.
Në një intervistë për Gazetën Insajderi, ai rrëfen se si shkoi në atë zonë duke rrezikuar jetën e tij dhe I dogji famujt e ka vendosur flamurin Kuq e Zi.
“E kemi parë si provokim po unë nuk nalna. Mundeni mem qu në burg e kudo po vllaznia e mi nuk rrin rehat, kanë më shku prap me i largu flaumrat serb, s’mundem me flejt rahat unë”, tha ai.
Tutje ai paralajmëroi se do të shkoj sot përsëri me e hek flamurin serb pasi e kanë vendosur prap.
“Për ditë kanë me vendo flamuj për ditë kam me shku me i hek”, tha Boletini gjatë intervistës.
Si një atdhedashës, Boletini tha se nuk do ta lëshoj fshatin e tij pasi që për të luftuan shumë njerëz.
“Edhe me jetë nuk e kam njet me u nal për Boletin krejt bager i mshoj e boj rrafsh”, ka thënë ai me tutje.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…