Alban Dervishi, një shqiptaro-amerikan, do të marrë drejtimin e luftanijes amerikane USS Pearl Harbor. Kjo bëhet me dije nga Ambasada amerikane në Tiranë, e cila ka postuar edhe një video të tij.
“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane!Njihuni me komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, shkruan Ambasada amerikane.
“Përshëndetje, jam Alban Dervishi, lindur e rritur në Tiranë. “Çun Petronini” në shkollë të mesme. Isha vetëm 16 vjeç, kisha mbaruar vitin e dytë në gjimnaz dhe vajtëm në New York.
Ndihem shumë krenar që këtë qershor të marr komandën e USS Pearl Harbor. Kam një jetë të tërë që e prisja këtë moment dhe është një nder sepse gjatë gjithë karrierës sonë ne dedikojmë shumë kohë për të arritur këtë majë dhe më jepet një shans fantastik dhe me zor pres të kryej detyrën.
Ndaç babanë, ndaç gjyshin i kam pasur ushtarakë kështu që ushtria më tërhoqi pak, edhe Amerika, pikërisht ajo Amerikë me ushtrinë më të madhe në botë. M’u dha kjo mundësi dhe thashë pse jo t’i hyj ushtrisë amerikane.
Me thënë të drejtën e ka filluar si marinar i thjeshtë. Gjithçka shkoi me shkallë, një mundësi më shumë, e një mundësi më shumë lëvizën gjërat.
Gjatë karrierrës time kam qenë në 7 anije të ndryshme dhe kam lundruar çdo det të botës, duke pëfshirë edhe operacionet më kritike si të luftës së Afganistanit, Irakut dhe operacione të tjera.
Ekziston një farë theksi atje dhe gjithmonë tërheq atë pyetjen nga dikush: nga e keni prejardhjen? Dhe e them me shumë krenari që jam shqiptar”,- shprehet Alban Dervishi.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…