Kevin Murataj është 19-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë në mënyrë tragjike në Itali mesnatën e 26 majit. I riu u përplas për vdekje nga një makinë teksa po kalonte rrugën në zonën e Lignano Sabbiadoro, Udine .
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 19-vjeçari sapo kishte dalë nga piceria së bashku me 8 shokë e shoqe të klasës dhe 2 mësues, kur u përplas në vijat e bardha nga një makinë që drejtohej nga një 21-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit, por goditja kishte qenë e fortë dhe i riu humbi jetën pa arritur në spital.
Të rinjtë ishin nisur drejt diskotekës për të vijuar festën për përfundimin e maturës. Kevin Murataj punonte si kamarier fundjavave ndërsa ëndërronte të vazhdonte edhe universitetin, ëndërr kjo që mbeti e parealizuar.
Kevin la pas prindërit, Alketin dhe Elisabetën si edhe dy vëllezërit e tij më të vegjël. Prindërit e tij, janë shprehur se nuk i dinë rrethanat e ngjarjes, ndaj ata përpiqen mos ta fajësojnë 21-vjeçarin që ishte në timon dhe që i mori jetën djalit të tyre.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…