FOTO&VIDEO

Shqiptari që takoi Elon Musk: si ndodhi dhe ç’bisedova me të

Ekziston një shqiptar i cili ka takuar Elon Musk dhe madje ka biseduar me të për afro gjysmë ore. Ky është Olen Çezari, violonisti i njohur shqiptar që po bëhet gati për një koncert në Pallatin e Kongreseve.

Çezari e rrëfeu eksperiencën e rrallë e krejt rastësore në një interviste me RudinaMagjistarin në TV Klan, te emisioni i kësaj të fundit. Një artist që jetën artistike e ka duke udhëtuar me koncerte nëpër botë, tha se ishte takuar me Elon Musk në hollin e një hoteli në Rie de Janeiro, ku po qëndronte për një videoklip.

Çezari tha se i ishte dikur fytyrë e njohur dhe kaq, sapo e kishte parë të hynte në holl dhe madje t’i kërkonte leje për t’u ulur një poltron(ai, Elon Musk)  ku qe dhe ai i ulur, pasi nuk kishte vende të tjera lirë.

Më pas, tha Çezari, i erdhi familja, e cila u ul e gjitha aty dhe ky qe çasti që Musk i thotëme shaka që “ta zumë krejt vendin”. Në këtë moment, rrëfeu artisti i njohur shqiptar nisi biseda mes tyre. Çezari i kish dhënë të njohur se kush ishte, por pa treguar “tronditje”, duke marrë prej Musk reagimin: “Po ti me njihke?!”

Sipas asaj çfarë rrëfeu violinisti me famë, edhe Musk e kish pyetur, porsi Rudina, se cila qe ëndrra e tij dhe ai i ish përgjigjur duke patur para pikërisht njeriun që të çon në hapësire me Space X-in e tij: Të luaj violinë në hënë!

“Por çështja është se nuk ka oksigjen dhe telat nuk përcjellin  tingull kësisoj”, tha Çezari t’i kish thënë Musk-ut. Dhe ky i fundit i thotë: “Ka zgjidhje: Me violinë elektrike!”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago