Një mesazh i koduar është gjetur në vendin ku u rrah për vdekje 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndreca.
Në parkimin e një qendre tregtare në Mantova të Italisë, ku ndodhi ngjarja, mes lulesh, është gjetur i shkruar mesazhi: “Gjaku lahet me gjak”.
Sipas mediave italiane, policia po heton për këtë detaj, duke ngritur dyshime se mesazhi mund të jetë lënë nga një grup që ka marrë hak.
Disa ditë më parë, shqiptari u rrah brutalisht me shkop bejsbolli nga një grup të rinjsh dhe nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.