Mira Murati është bërë shefe e përkohshme ekzekutive e kompanisë që bëri revolucion me inteligjencën artificiale, OpenAI.
Të premten në mbrëmje, kompania ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra e shefit Sam Altmanin dhe në vend të tij e ka emëruar përkohësisht Muratin.
Kompania ka thënë se Altmani “nuk ishte vazhdimisht i sinqertë në komunikimet e tij me bordin”.
Mira u emërua fillimisht zëvendësdrejtore në OpenAI, ndërsa para dy vjetësh mori titullin CTO ose zyrtare kryesore e teknologjisë. Nga ky pozicion, Mira Murati mbikëqyri lansimin më të rëndësishëm të kompanisë: ChatGPT.
ChatGPT, që u lansua më 29 nëntor të 2022-s, ndryshoi botën përgjithmonë. Që nga fillimi, Mira ka udhëhequr edhe nisma të tjera brenda kompanisë: GPT-4, Plugins dhe Kod Interpreter.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…