Pas mbarimit të suksesshëm të studimeve master në Universitetin e njohur gjerman, Rheinische Friedrich – Wilhelms-Universität-Bonn, matematikanja gjilanase mori edhe titullin, doktor shkence në Universitetin e Cyrihut.
Ndër shumë vajza dhe gra shqiptare që po tregohen të suksesshme në fusha të ndryshme në diasporë, është sigurisht edhe Genta Latifi, transmeton albinfo.ch.
Kësaj radhe, për dallim nga herët e tjera, Albinfo.ch ju sjell një storie suksesi që ka të bëjë me një vajzë shqiptare, e cila ka mbrojtur me sukses doktoraturën në lëndën e Matematikës. Ajo fitoi titullin doktor shkence e matemtikës në Universitetin e Cyrihut, me titull “Minimal and Integral presentations of gl_n Ëeb Categories, në drejtimin Representation Theory”.
Genta gjatë viteve të fundit ishte edhe asistente në këtë universitet, kryesisht në fushën e teorisë së përfaqësimeve dhe topologjisë.
Kujtojmë se kohë më parë, vajza kosovare ka mbaruar studimet master në Universitetin prestigjioz të Bonnit në Gjermani dhe sapo kishte përfunduar masterin kishte oferta të dektorojë në Leipzig dhe Augsburg të Gjermanisë si dhe në Zurich të Zvicrës.
Ajo ka lindur dhe është shkolluar në qytetin e Gjilanit, ka qenë kampione kombëtare dhe mbarëkombëtare e matematikës.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…