POLITIKE

Shqiptarja zgjidhet kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit

“Jam e emocionuar dhe mirënjohëse që më votuat përkundër faktit se jam me prejardhje të huaj. “Faleminderit shumë”, ka thënë në gjuhën shqipe Ylfete Fanaj

Ylfete Fanaj është zgjedhur me shumicë të madhe të votave kryetare e parlamentit të Kantonit të Lucernit.

Me këtë rast Fanaj mbajti një fjalë emocionuese, me të cilën iu drejtua deputetëve që e zgjodhën. “Jam e emocionuar dhe mirënjohëse që më votuat përkundër faktit se jam me prejardhje të huaj. “Faleminderit shumë”, ka thënë në gjuhën shqipe Ylfete Fanaj, shkruan albinfo.ch.

“Sot ka ndodhur diçka e paimagjinueshme: falë votimit tuaj jam lucernasja numër 1. Me këtë votim keni bërë të mundur që 50 vjet pas hyrjes në fuqi të të drejtës së votës për gratë, të zgjidhet një grua, me prejardhje të huaj në postin më të lartë popitik të kantonit. Këtë e bën të mundur Zvicra”, ka thënë veç tjerash Fanaj.

Ajo ka përshëndetur edhe faktin se po në këtë sesion të parlamentit është zgjedhur, për herë të parë këtu, një gjyqtare me prejardhje të huaj.

Fanaj ka përshëndetur dhe falënderuar edhe prindërit e saj për mbështetjen që i kanë ofruar në ngritjen e saj shkollore dhe politike.

Zgjedhja e Ylfete Fanajt në postin e kryetares së Parlamentit të kantonit të Lucernit është rasti i parë, jo vetëm në këtë kanton, që të zgjidhet një grua me prejardhje të huaj në këtë nivel kaq të lartë. Këtë e kanë theksuar në fjalët e tyre përshëndetëse si, kryetari i deritashëm i parlamentit, Josef Wyss, kryetari i Qeverisë së Kantonit të Lucernit Paul Winkler, etj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago