Shtabi i Përgjithshëm, SHIK-u e Rambujeja – Bëhet publike dosja e Kadri Veselit

Disa ditë para nisjes së gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Gjykata Speciale e ka bërë publike dosjen paraprake e përfundimtare të Kadri Veselit. Me më shumë se 50 faqe, mbrojtja e Veselit mohon të gjitha akuzat që i atribuohen ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në dosjen e publikuar avokati i Veselit, Ben Emmerson, ndalet në detaje tek të gjitha pretendimet e Prokurorisë. Duke nisur nga fillet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, funksionimin e zinxhirit komandues, akuzat për Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, rolin e Kadri Veselit në Shërbimin Informativ të Kosovës e deri te masakrat e tmerrshme që kishte kryer Serbia në Kosovë.

Roli i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Prokuroria e Specializuar në Hagë akuzon ish-krerët e UÇK-së se të gjitha krimet e pretenduara në aktakuzë, janë kryer me urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm. Këtyre akuzave, ia ka kushtuar një vëmendje të madhe avokati i Veselit, Ben Emmerson.

Emmerson në dosjen paraprake të ish-kryetarit të Kuvendit, e mohon kategorikisht se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dhënë urdhër për t’u kryer krimet që i përmend Prokuroria. Madje, avokati Emmerson deklaron se Prokuroria nuk e ka dëshmuar që Veseli ka marrë pjesë vazhdimisht në takimet e Shtabit.

“Mbrojtja pohon se thjesht nuk ka asnjë bazë për përfundimin e sugjeruar se këto krime të supozuara janë kryer me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, ose me pranimin e tij të vetëdijshëm. Thjesht fakti që një krim I supozuar është kryer nga një vullnetar (ose vullnetarë) të UÇK-së është padyshim I pamjaftueshëm për këtë qëllim”, thuhet qysh në fillim të dosjes.

Sipas tij, këto akuza ndaj Shtabit të Përgjithshëm, Prokuroria i ka bërë me qëllim që ta vërtetojë Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. Gjë që sipas Emmersonit, nuk ia ka arritur.

“Mbrojtja pohon se në përpjekje për të përmbushur area e saj për të provuar ndërmarrjen e përbashkët kriminale, Prokuroria ka keqkuptuar ose keqkarakterizuar rolin e Shtabit të Përgjithshëm brenda UÇK-së në zhvillim. Ajo e përshkruan gabimisht UÇK-në si një organizatë me komunikim ‘nga lart-poshtë’, e cila kontrollohej operativisht nga Shtabi I Përgjithshëm në të gjitha kohërat përkatëse. Është e nevojshme që Prokuroria ta bëjë këtë pretendim sepse, në mungesë të ndonjë prove të drejtpërdrejtë provuese, rasti ndryshe nuk mund të ketë sukses”, thuhet më tutje në dosjen paraprake të Veselit.

“Luftëtarë vullnetarë po I përgjigjeshin kolektivisht një fushate krimesh kundër njerëzimit nga forcat serbe në Kosovë. Supozimet e bazuara në marrëdhëniet komanduese në forcat e armatosura konvencionale të një shteti kombëtar, nuk janë të vërteta për marrëdhëniet midis të ashtuquajturit Shtabi I Përgjithshëm, komandantëve të vetë-emëruar në nivel lokal dhe autorëve areaë të dyshuar në terren. Përpjekjet për organizimin e areaë civile shqiptare në një rezistencë të armatosur popullore po kryheshin pasi lufta tashmë po zhvillohej. U miratuan tituj, grada dhe funksione të cilat nuk kishin asnjë lidhje me realitetet në terren”, specifikohet më tutje.

Avokati Ben Emmerson ka përmendur gjykimet ndaj Fatmir Limajt e Ramush Haradinajt, si dëshmi që ka nuk kanë mundur të gjenden prova për zinxhirin komandues.

Sipas mbrojtjes, është e pamundur të vërtetohet se Kadri Veseli të jetë i përfshirë në ndonjë prej krimeve që pretendon Prokuroria e Specializuar, dhe kjo do të vërtetohet gjatë procesit gjyqësor.

Përgjigja ndaj akuzave për krime direkte

Janë disa raste ku Kadri Veseli përmendet për përfshirje direkte në kryerjen e disa veprave penale. Megjithatë, mbrojtja ia ka rikujtuar Prokurorisë se edhe vetë e kanë konfirmuar që Veseli nuk ka marrë pjesë drejtpërejtë në ndonjë nga krimet e pretenduara.

Megjithatë, në dosjen paraprake avokati Emmerson i përgjigjet Prokurorisë për disa prej rasteve ku Veseli përmendet se ka qenë prezentë.

“Pretendimi I dytë është se, më 24 qershor 1998 ose rreth kësaj date, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi u takuan me dy anëtarë të shquar të LDK-së. [REDAKTUAR] ai nuk ishte I sigurt nëse z. Veseli ishte edhe area atë ditë.Në pamje të are, nuk ka asgjë. Që Mbrojtja t’I përgjigjet”, thuhet në përgjigjen e parë ndaj akuzës për përfshirje direkte të Veselit.

“Së treti, Prokuroria pretendon se, në korrik 1998, z. Veseli ishte duke koordinuar operacionet në terren “menjëherë pas luftimeve intensive në Rahovec, dhe ishte I pranishëm në Malishevë në një takim me [REDACTED] Ë02144, më [REDACTED] korrik 1998. Për këtë: Nuk ka asnjë dëshmi se z. Veseli ishte duke koordinuar ngjarjet në terren pas luftimeve të Rahovecit, siç pretendohet nga Prokuroria. Në lidhje me pretendimin se z. Veseli ishte në Malishevë më [RIDAKTUAR] korrik 1998, nuk ka asnjë dëshmi që z. Veseli ka are, dëgjuar apo dëshmuar përndryshe, apo ka marrë dijeni për ndonjë krim të supozuar që mund të ketë ndodhur në afërsi”, thuhet në përgjigjen ndaj akuzës së dytë për përfshirje direkte.

“Dëshmia e Ë02144 është se ai u takua me z. Veseli dy are në korrik të vitit 1998. Ai konfirmon se ai kurrë area ngriti z. Veseli për krime specifike të supozuara. Ndërsa në takimin e are nuk është ngritur fare çështja e paraburgimeve, në takimin e dytë ai e ka ngritur çështjen vetëm në terma të përgjithshëm”, thuhet në dosje.

Sipas mbrojtjes, kjo vërteton sërish që Kadri Veseli nuk ka përfshirje në ndonjërën nga pikat e aktakuzës.

SHIK-u dhe Marrëveshja në Rambuje

Avokati i Kadri Veselit ka sqaruar në detaje pozicionimin e Kadri Veselit në Shërbimin Informativ të Kosovës.

“Nëntori i vitit 1998 shënoi hapat e parë drejt formimit të një funksioni të centralizuar të inteligjencës, dhe Kadri Veseli u emërua si personi për ta çuar këtë përpara. Megjithatë, Prokuroria e ka keqkuptuar tërësisht qëllimin dhe funksionet e emërimit të z. Veseli. Nuk kishte të bënte me inteligjencën e brendshme brenda Kosovës, me ndonjë vullnetar të UÇK-së të emëruar në një funksion të inteligjencës në vend, me kërkimin e bashkëpunëtorëve, apo me ndonjë aspekt të disiplinës së brendshme të UÇK-së. Roli i z. Veseli si shef i këtij departamenti të sapolindur ishte i kufizuar rreptësisht në ndërlidhjen e jashtme të inteligjencës, përkatësisht ndërlidhjen jashtë Kosovës me agjencitë e inteligjencës të disa shteteve anëtare të NATO-s”, thuhet në dosjen paraprake të Kadri Veselit.

“Kjo është arsyeja pse z. Veseli u largua nga Kosova në fund të nëntorit 1998, pothuajse sapo iu nda kjo përgjegjësi. Ai i kaloi tre muaj e gjysmë jashtë Kosovës, duke punuar ngushtë me shërbimet e inteligjencës të disa shteteve anëtare të NATO-s, dhe nuk u kthye fare vetëm pak para se të fillonte fushata e bombardimeve të NATO-s në mars 1999. Në atë moment, ai u largua nga shtabi i UÇK-së dhe filloi punën për formimin e një shërbimi civil të inteligjencës (SHIK) i cili mund të vazhdonte këtë ndërlidhje ndërkombëtare të inteligjencës në kontekstin e asaj që deri atëherë ishte shndërruar në një konflikt të armatosur ndërkombëtar. Themelimi i SHIK-ut, si pjesë e qeverisë së përkohshme, u shpall publikisht në fillim të prillit 1999”, bëhet e ditur më tutje.

Ben Emmerson ka folur edhe për rolin e Kadri Veselit në Marrëveshjen e Rambujesë.

“Kadri Veseli nuk ishte pjesë e delegacionit të UÇK-së në Rambuje. Ai ishte i pranishëm, por, në përputhje me rolin e tij, ai mbeti jashtë vendit ku po zhvilloheshin bisedimet, me qëllim që të zhvillonte diskutime paralele dhe plotësuese në kohë reale me shërbimet e inteligjencës të disa shteteve anëtare të NATO-s”, thuhet në këtë dosje.

“Në rastin konkret, thjesht nuk ka asnjë provë që Kadri Veseli, duke vepruar së bashku me të bashkëakuzuarit e tij, ose me të tjerë të përmendur si anëtarë të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale të supozuar, kanë pranuar të ndjekin një drejtim kriminal. Konkretisht, provat nuk tregojnë se ekzistonte një qëllim i përbashkët kriminal; se z. Veseli ishte palë në të; ose se ai ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme (fare) në zbatimin e tij, ose në ndonjë formë të kriminalitetit gjatë periudhës së aktakuzës. As nuk ka asnjë provë që ai ka vepruar në ndonjë moment përkatës me qëllim kriminal”, përfundon kjo dosje.

Avokati i Kadri Veselit ka përmendur edhe krimet serbe në Kosovë, dhe urgjencën e UÇK-së për t’u mobilizuar në mbrojtje të Kosovës.