KRYESORE

Vijojnë provokimet e Moskës, avionët britanikë dhe gjermanë shoqërojnë mjetin rus jashtë hapësirës së NATO

Nuk ulet tensioni midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s pas ngjarjes së djeshme ku një dron amerikan u detyrua të ulej me emergjencë pas manovrave të kryera nga avionët rusë.

Sot vjen lajmi që një tjetër avion ushtarak rus, një Ilyushin Il-78 që zakonisht përdoret për transportin dhe furnizimin në ajër, ka kaluar hapësirën ajrore të Estonisë, vend i NATO, pa kërkuar autorizimin e nevojshëm në këto raste.

Menjëherë dy avionë të tipit Typhoon, një britanik dhe një gjerman, u ngritën në ajër për ta “shoqëruar” jashtë kufijve të Aleancës.

Ky është episodi i fundit i një seri provokimesh ruse që kulmuan dje me ngjarjen e dronit amerikan MQ-9 Reaper në Detin e Zi.

Ngjarja u komentua si një nga përplasjet e para e drejtpërdrejtë midis Uashingtonit dhe Moskës, por analistet nuk mendojnë se vetëm ky “fërkim” mund të çojë dy fuqitë bërthamore në një konflikt të hapur, që do të shndërronte luftën në Ukrainë në një konflikt global.

Anatoly Antonov, ambasadori rus në SHBA, mohoi se Moska ka në plan një përballje të tillë, por shtoi se avionët amerikanë nuk duhet të fluturonin afër kufijve rusë. “Imagjinoni në qoftë se një dron i tillë rus të shfaqej diku në Nju Jork, ose në  San Francisko, çfarë do të ndodhte”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago