Shtëpia e Bardhë e Trump është e zemëruar me Amazon lidhur me raportet se planifikon të shfaqë koston e tarifave për artikujt që shet.
Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt në konferencën e saj sot me mediat, pretendoi se kjo lëvizje është “një akt armiqësor dhe politik nga Amazon” dhe pyet pse Amazon nuk ndërmori një hap të ngjashëm kur inflacioni arriti në nivelet më të larta të 40 viteve nën administratën e Biden.
Ajo gjithashtu shton se “nuk është një surprizë”, duke cituar një raport (nga viti 2021) që Amazon bashkëpunoi me një krah propagandues kinez, shkruan The Guardian.
“Pra, kjo është një arsye tjetër pse amerikanët duhet të blejnë [prodhime] amerikane. Është një arsye tjetër pse ne po mbështesim zinxhirët e furnizimit kritik këtu në shtëpi, për të mbështetur zinxhirin tonë kritik të furnizimit dhe për të rritur prodhimin tonë”, tha ajo.
“A është Jeff Bezos ende një mbështetës i Trump?”, u pyet ajo nga gazetarët.
Leavitt refuzoi të komentojë mbi marrëdhëniet e presidentit me Jeff Bezos, por përsërit se “ky është sigurisht një veprim armiqësor dhe politik nga Amazon”.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…