LAJME

Shtëpia Muze e Çun Mulës drejt përfundimit/ Flet stërnipi: Kjo shtëpi do të kthehet në një pikë atraksioni

Rrezikonte të zhdukej, por për fat të mirë iniciativa e shqiptarëve që jetojnë në SHBA, bëri që kulla e Çun Mulës të marrë rrugën për tu shndërruar në një muze të mirëfilltë.

Këta të fundit bashkë me trashëgimtarë të fisit të Çun Mulës, kanë arritur që të mbledhin shumën prej 300 mijë dollarësh për të nisur punën për rikosntruksionin e banesës.Stërnipi i Çun Mulës, Emir Bajraktari 84 vjeç, thotë se ky është një lajm i mirë dhe i është mirënjohës gjithësecilit që ka kontribuar në mbrojtjen e vlerave historike e kulturore. Ndonëse disa prej relikeve që i përkisnin dikur shtëpisë së Çun Mulës janë zhdukur, ky muze do të pasurohet me sende që përfaqësojnë pasurinë kulturore materiale të trevës së Malësisë së Madhe.

Mbi 1200 metra katror sipërfaqe në tre kate, bashkë me çatinë do rikonstruktohen komplet. Gjithashtu, do të rinovohet edhe oborri me parkingun dhe ndarjet ndihmëse të saj. Rikonstruksioni i kullës bashkë me varrin ku prehen eshtrat e Çun Mulës pritet ta kthejnë zonën në një atraksion për vizitorët.Si delegat i Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, Çun Mula kishte rol të rëndësishëm në drejtimin e vullnetarëve të Lidhjes, të cilët luftuan kundër Malit të Zi në mbrojtje të Plavë e Gucisë në vitin 1879 dhe Hotit e Grudës, në vitin 1880.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

15 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

20 orë ago