LAJME

Shteti i parë në botë miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç

Florida u bë shteti i parë amerikan dhe i pari në botë që miraton një projekt-ligj, i cili ndalon fëmijët nën 16 vjeç të përdorin rrjetet sociale.

Megjithëse një veprim i diskutueshëm legjislatura e Floridës miratoi ligjin mes një debati të ndezur në SHBA mbi efektet e tij tek të rinjtë.

Autoritetet amerikane kanë kritikuar gjithnjë e më shumë gjigantët e internetit, veçanërisht Metën, të cilin e akuzojnë se dëmton shëndetin mendor dhe fizik të të rinjve.

Projektligji në Florida, i cili ishte miratuar nga Senati, kaloi dje edhe në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit, me 108 vota pro dhe 7 kundër. Tani i takon guvernatorit Ron DeSandis që të japë verdiktin final, duke nënshkruar ligjin.

Nëse DeSandis e nënshkruan ligjin, kompanive të mediave sociale do t’u kërkohet të ndalojnë fëmijët nën 16 vjeç që të kenë një llogari në platformat e tyre dhe të mbyllin ato ekzistuese.

Por ai ka shprehur më parë rezerva. “Prindërit kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre”, vlerësoi dje DeSandis gjatë një konference për shtyp. Në janar, DeSandis paralajmëroi se projektligji mund të hidhej poshtë nga gjykatat, duke vënë në dukje se iniciativa të ngjashme në shtete të tjera janë bllokuar në gjykatë.

Edhe senatorë nga Florida e kundërshtojnë projektligjin, duke argumentuar se prindërit, jo autoritetet, duhet të kontrollojnë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët e tyre. Për më tepër, disa kritikë të projektligjit thonë se një ndalim i tillë bie ndesh me Amendamentin e Parë të Kushtetutës.

Por, senatori republikan Erin Graal , i cili prezantoi projektligjin e mbrojti atë duke thënë: “Ne po flasim për bizneset që përdorin veçori të varësisë për të manipuluar masivisht fëmijët tanë.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago