Shkolla e Mesme “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë nuk i është bashkuar as në ditën e dytë grevës së mësimdhënësve.
Mësimi në këtë shkollë është duke u zhvilluar sipas planit.
KOHA ka mësuar se kjo është aktualisht shkolla e vetme në Prishtinë në të cilën po zhvillohet procesi mësimor.
Greva e përgjithshme e shpallur nga BSPK-ja ka nisur më 25 gusht. Në grevë janë përfshirë mësimdhënësit parauniversitar, çerdhet dhe shërbyesit civilë.