Shtyhen terminet për viza në Ambasadën gjermane në Prishtinë

Duke parë situatën e krijuar në vend edhe Ambasada gjermane në Prishtinë ka marr një vendim. Në njoftimin e fundit të kësaj amabsade thuhet se “departamenti Konsullor-Ligjor i Ambasadës, përfshirë Zyrën e vizave do të mbyllet për qarkullim të palëve nga data 16.03.2020 deri në njoftimin e ardhshëm”.

Më tutje thuhet se “të gjithë personat, terminet e të cilëve anulohen për këtë shkak, me kohë dhe pa pasur nevojë të bëjnë kërkesë, do të marrin një njoftim përmes e-mailit me terminin e ri”.

Njoftimi i plotë:

Mbyllja e Departamentit Konsullor-Ligjor, përfshirë Zyrën e vizave

Achtung

Informatë fotografike

14.03.2020 –

Departamenti Konsullor-Ligjor i Ambasadës, përfshirë Zyrën e vizave do të mbyllet për qarkullim të palëve nga data 16.03.2020 deri në njoftimin e ardhshëm.

Për shkak të udhëzimeve të Qeverisë së Kosovës, Departamenti Konsullor-Ligjor i Ambasadës, përfshirë Zyrën e vizave mbetet i mbyllur për qarkullim të palëve nga data 16.03.2020 deri në njoftimin e ardhshëm.

Info

Të gjithë personat, terminet e të cilëve anulohen për këtë shkak, me kohë dhe pa pasur nevojë të bëjnë kërkesë, do të marrin një njoftim përmes e-mailit me terminin e ri.

Në rast të ndonjë emergjence, Ju lutemi të kontaktoni Ambasadën nëpërmjet e-mailit, apo telefonit.