KRYESORE

Shtyhet fillimi i vitit shkollor në Kosovë, pritet të nisë më 13 shtator

Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës kanë vendosur që fillimi i vitit të ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, si pasojë e situatës me pandeminë.

Burime të KOHËS brenda Qeverisë kanë njoftuar për kohën se vendimi është marrë sot gjatë një takimi mes dy institucioneve dhe pritet të bëhet së shpejti njoftimi.

Të mërkurën pas takimit të MASHT-it me Asociacionin e Komunave ishte thënë se viti i ri shkollor pritet të fillojë më 1 shtator me prani fizike, porse ky vendim ka ndryshuar sot.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nëpërmjet një postimi në Facebook sot ka thënë se rikthimi në shkolla duhet të jetë i sigurt, dhe se interesi i fëmijëve do të jetë në qendër të vendimeve të saj.

Ajo ka thënë se synimi është të hapen shkollat dhe që mësimi të mbahet në orar të rregullt e pjesëmarrje fizike.

“Dje kam marrë pjesë në takimin e Kolegjiumit për Arsim të Asociacionit të Komunave të Kosovës me Drejtorët Komunal të Arsimit dhe kemi diskutuar për përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022. Të gjithë drejtorët njoftuan se kanë bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, raportuan për rritjen e përqindjes së mësimdhënësve të vaksinuar dhe personelit administrativ dhe se janë të gatshëm për hapjen e shkollave me prani fizike të nxënësve. Ne në ministri po ashtu, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të mbajmë shkollat të hapura dhe që mësimi të zhvillohet me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në institucione shkollore. Kemi rishikuar Udhëzuesin për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë, protokollet për organizimin e mësimit si dhe është punuar në skenarin që mundëson rikthimin në shkolla me orar të rregullt sipas rekomandimeve të institucioneve adekuate. Gjithashtu, kemi filluar edhe shpërndarjen e teksteve shkollore dhe përgatitjet tjera të nevojshme. Ashtu siç kemi deklaruar, ne synojmë të mbajmë shkollat të hapura dhe mësimi të zhvillohet me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në institucione shkollore për arsye se të gjitha studimet tregojnë për pasojat e mëdha tek fëmijët për shkak të mbylljes së institucioneve shkollore. Raportet për mësimin gjatë pandemisë, flasin për pengesa në qasje në mësim të rregullt, humbje në rezultate të të nxënit, rritje të pabarazisë dhe pasoja afatgjate në zhvillim intelektual, kognitiv e psikosocial. Andaj, mbyllja e shkollave duhet të jetë vendimi i fundit në masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, ka shkruar Nagavci.

Nagacvi ka thënë se janë në diskutim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK, UNICEF-in dhe me përfaqësuese të komunave, me mësimdhënës e prindër.

“Ne do të vazhdojmë të përcjellim me kujdes të shtuar gjendjen si dhe të kemi konsultime me profesionistët para secilit vendim. Do të njoftojmë me kohë për zhvillin e procesit mësimor. Çdo vendimi i yni do të jetë i bazuar në vlerësimin e interesit më të mirë të fëmijëve dhe kujdesin për shëndetin publik. Do të respektojmë rekomandimet e institucioneve dhe profesionistëve shëndetësorë dhe do të ndihmojmë krijimin e parakushteve për mospërhapje të infeksionit. Vaksinohuni, vendosni maskën, respektonni distancën dhe kujdesuni për higjienën”, ka shkruar Nagavci.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago