Momente paniku dhe frike kanë përjetuar 367 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit të avionit të kompanisë “Japan Airlines”, që u përplas me një avion të rojes bregdetare dhe shpërtheu në flakë pak pas uljes në aeroportin Haneda të Tokios.
Mes pasagjerëve që ndodheshin në bord, përfshirë edhe 8 fëmijë ka pasur agoni për fatin e tyre, teksa në media janë publikuar pamje nga bordi i avionit kur motorët shpërthejnë në flakë dhe nga momenti i evakuimit të pasagjerëve, që u krye në kohë rekord.
Video captures passengers escaping a burning Japan Airlines plane on the runway of Tokyo’s Haneda Airport after it landed and burst into flames.
It’s reported to have collided with a Japan Coast Guard plane on the tarmac ⤵️ pic.twitter.com/6iVBjyRckB
— Al Jazeera English (@AJEnglish) January 2, 2024
Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror NHK tregojnë se avioni është përfshirë nga flakët teksa është ulur në pistën e aeroportit, me pasagjerët që nxirren nga ai duke përdorur daljet e emergjencës dhe slitën e fryrë me ajër.
💥💥 #UPDATE: More new video is coming out as Passenger can be seen being evacuated from Japan Airlines Flight JL516 after collision with an Coast Guard aircraft at Tokyo Haneda Airport 5 people are still missing from the Coast Guard aircraft pic.twitter.com/wm8kbLBYdg
— ビットコインبيتكوين (@XRP_X_) January 2, 2024
Në vendngjarje shihen edhe zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin, ndërsa duhet thënë se avioni u shkrumbua plotësisht.
Një zëdhënës i Japan Airlines sqaroi për mediat se avioni ishte ngritur nga aeroporti Shin-Chitose i Hokkaido në Japoninë veriore dhe zjarri shpërtheu kur u ul në aeroportin Haneda të martën pasdite.
Në konferencën për media Shërbimi Zjarrfikës i Tokios raportoi se 17 persona, pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kanë mbetur të lënduar. Sakaq një nga pasagjerët e avionit tha për mediat: “Në ulje dëgjova një bum, sikur goditëm diçka” – duke shtuar se kabina u mbush menjëherë me tym.
Ajo që shqetëson autoritetet tani është të konstatojnë shkaqet që çuan drejt aksidentit, në mënyrë që të vijojnë me ndarjen përkatëse të përgjegjësive.
Në një konferencë për shtyp të dhënë pak orë pas aksidentit nga Shërbimi i Aviacionit Civil, Roja Bregdetare Japoneze (e cila zotëronte avionin tjetër të përfshirë në incident) dhe Japan Airlines, ata prezantuan të dhënat e disponueshme, pa konkluduar saktësisht mbi kushtet në të cilat ka ndodhur përplasja.
Sipas përfaqësuesit të shërbimit të aviacionit civil, ende nuk është e mundur të përcaktohet se si ka rënë zjarri në avion, ndërkohë që po shqyrtohen komunikimet me kullën e kontrollit të aeroportit.
Nga ana e tij, zëdhënësi i Rojës Bregdetare bëri të qartë se helikopteri i shërbimit, i cili transportonte ndihma humanitare për viktimat e tërmetit, nuk kishte raportuar më parë as problemin më të vogël, ndërsa citoi gjithashtu një dëshmi të kapitenit 39-vjeçar, të nxjerrë të gjallë nga avioni.
“Ai tha se pa që një aeroplan i Japan Airlines ishte në pistë dhe mori flakë, ndërsa arriti të dilte dhe të shpëtonte jetën e tij“, zbuloi zyrtari.
Ndërkohë, në deklaratën e tij, CEO i Japan Airlines theksoi se, sipas tij, avioni i rojes bregdetare nuk është vënë re nga kapiteni, duke shtuar se “baza e aksidentit qëndron në komunikimin me qendrën e kontrollit të trafikut ajror.
“Në rrethana normale, unë besoj se leja për ulje do të ishte dhënë, por shkaku duhet të hetohet objektivisht nga Bordi i Sigurisë së Transportit të Japonisë“, tha ai.