FOTO&VIDEO

Si e fitoi Kina luftën me koronavirusin?

Një video e përgatitur nga televizioni shtetëror kinez, e bazuar në ngjarje të vërteta, tregon sesi shteti aziatik luftoi infeksionin vdekjeprurës, koronavirus.

Shteti fillimisht shënoi një djalë, identiteti i të cilit është mbajtur anonim – duke e quajtur thjesht Han – si edhe të atin e tij. Në momentin kur morën diagnozën, djali dhe babi i tij e kishin të qartë se shumë shpejt mund t’i thoshin lamtumire jetës. Të dy ishin të infektuar nga Covid-19. I ati, i cili ishte në gjendje të rëndë, u dërgua ne në spitalin “Tongi”. Djaloshi u dërgua në një spital të përkohshëm, me 1500 shtretër. Këto qendra shëndetësore, të ndërtuara në impiante sportive, shërbyen si barrikada kryesore, që virusi të mos përhapej. Në struktura të tilla mund të shtrohen deri në 13000 mije pacientë me simptoma të lehta, të cilëve u garantohej kujdesi i duhur.

Stafi mjekësor bëri të pamundurën që gjatë qëndrimit, Han të merrte të gjithë kujdesin e nevojshëm. Madje, në disa raste bluzat e bardha kërcenin me pacientët, për t’i ndihmuar në largimin e ankthit. Një video e tille u shndërrua në hit në rrjetet sociale.

Më date 18 shkurt, vetëm në Wuhan u shëruan rreth 5 mijë pacientë. Spitalet më të mira aty, u orientuan që të kuronin pacientë me ndërlikime të renda, si babai i Han. Më 20 shkurt, numëroheshin 48 qendra të tilla spitalore, duke garantuar një shtrat për secilin nga 10 mijë personat në gjendje të rëndë shëndetësore prej koronavirusit.

Në luftën kundër epidemisë, në Hubei u paraqitën në total 42 mijë persona që shërbenin si staf mjekësor. Ekspertët dhe ekipet mjekësore nga e gjithë Kina nisën punën në këto spitale, ndërsa ventilatorët dhe aparaturat e frymëmarrjes u morën nga jashtë vendit. Mjekët rrezikuan jetët e tyre që të kujdeseshin për pacientet në gjendje kritike. Intubimi duhej realizuar sa më shpejt, tregonin doktorët në spitalin ku i ati i Han ndodhej i shtruar, pasi gjendja e pacientëve mund të përkeqësohej nga çasti në çast.

Ne spital kishte dy rregulla strikte: monitorim i afërt dhe kujdes 24-orësh. Në ndihmë të personave të prekur kishte planifikime të shumëllojshme, si edhe aparatura për frymëmarrjen. Mjekimet popullore kineze ndihmuan mjaft njerëz me simptoma të lehta, duke qene mjaft efikase edhe në zvogëlimin e kohës së inkubacionit të koronavirusit të ri.

Deri në 24 shkurt, në Wuhan u shëruan afro 10 mijë persona, ndërsa në harkun e 72 orëve, shifra u rrit në 15 mijë. Pesë ditë pas këtyre sinjaleve të mira, numri i pacientëve të shëruar shkoi në afro 25 mijë, mes të cilëve një grua 100-vjeçare dhe një foshnje vetëm 17-ditëshe.

Momentalisht, Han dhe i ati i tij ndodhen në karantinë, por ritakimi i tyre duket shumë i afërt. Por edhe pse shume njerëz u shëruan nga virusi i ri, një numër i madh mjekësh humbën jetën në këtë betejë. Ata ishin heronjtë e vërtetë në betejën kundër koronavirusit. Vetëm në Hubei, numri i mjekëve dhe personelit shëndetësor të infektuar ishte mbi 3000 persona. Të paktën 31 u ndanë nga jeta, mes tyre edhe drejtori i spitalit.

Doktor Bruce Ilward, kreu i misionit të përbashkët të Kinës me Organizatën e Kombeve të Bashkuara kundër Covid-19, deklaroi se për të përsëritur suksesin e shtetit aziatik edhe në vende të tjera të botës nevojiten masa të shpejta, pará, kurajë politike dhe imagjinatë. Me pandeminë që është hapur në të gjithë boten, armiku i përbashkët – Covid-19 – mund të luftohet vetëm me bashkëpunimin e të gjithëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

7 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago