Gjatë mbrëmjes së kaluar është kryer një sulm në sallën më të madhe të koncerteve në Moskë “Crocus City Hall”, ku mbetën të vdekur së paku 60 persona.
Sulmi i mbrëmshëm vjen disa ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin i tha bordit të Shërbimit Federal të Sigurisë, agjencisë së inteligjencës së vendit, se “strukturat perëndimore” ishin përfshirë në “shantazh të drejtpërdrejtë” kur ata paralajmëruan për një sulm të afërt në Moskë.
Ambasada amerikane në Moskë kishte paralajmëruar për një sulm të mundshëm dhe paralajmëroi qytetarët që të shmangin tubimet e mëdha më 7 mars.
“Do të doja të kujtoja gjithashtu deklaratat provokuese të fundit nga një numër strukturash zyrtare perëndimore në lidhje me sulmet e mundshme terroriste në Rusi. Të gjitha këto veprime i ngjajnë shantazhit të plotë dhe synimit për të frikësuar dhe destabilizuar shoqërinë tonë”, Putin u tha të pranishmëve në mbledhjen e bordit.