LAJME

Si mbërriti në Shqipëri dhe sa kushton kamera që “fundosi” Safet Gjicin?

Kryebashkiaku i shkarkuar i Kukësit, Safet Gjici, ka qenë temë kryesore diskutimi që prej dy ditësh në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale pas videoskandalit që u publikua dje.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në “Zonë e Lirë” se filmimi i aktit është bërë me anë të një çante, që është vendosur posaçërisht në atë pamje për të filmuar aktin. Ai tha se këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri, të cilat kushtojnë rreth 300 dollarë.

“Dinamika e supozuar ka qenë kjo: Janë futur në zyrë, filmimi është bërë nga një çantë. Çanta është pozicionuar në atë pamje ku vërtet do të kryhej akti, në pjesë ballore të zyrës. Ky nuk është akti i parë, do ketë qenë akti i përsëritur.

Është vendosur çanta, e shikoni atë vrimën e vogël te zinxhiri, ajo ka një bateri. Ky është prodhim indian diku te 300 dollarë. Këto janë çanta që përdoren nga gratë të cilat duan të shantazhojnë përmes pamjeve filmike intime.
Këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri. Poseduesja e çantës ka qenë në dijeni të plotë të asaj që po filmohet dhe vazhdon të kërkojë ende pamje filmike, intime. Është e planifikuar” tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago