LAJME

Si mbeti e paprekur shtëpia në Hawaii mes zjarreve shkatërruese

Shtëpitë dikur shumëngjyrëshe të qytetit historik Maui, në ishullin Hawaii tani janë shkatërruar. Gjithçka është bërë hi, përveç një shtëpie.

Fotot ajrore tregojnë një shtëpi me një fasadë të bardhë të paprekur dhe çati të kuqe ende në këmbë.

Fotoja u bë menjëherë virale, me disa që pyesin nëse mund të jetë fotoshop. Mediat, megjithatë, shkruajnë se e vërteta është se pronarët e shtëpisë, Dora Atwater Millikin dhe bashkëshorti i saj Dudley, bënë rregullime herë pas here që ndihmuan në shpëtimin e pronës së tyre.

Një pjesë e kësaj përfshinte zëvendësimin e çatisë me një çelik të rëndë dhe heqjen e gjetheve përreth shtëpisë, tha Atwater Millikin për Los Angeles Times.

Më tej ajo tha se nuk kishin ndërmend të bënin rregullime që do ta mbronin specifikisht nga zjarri kur nisën ta rinovonin.

“Është një shtëpi 100 për qind prej druri, kështu që nuk është se e kemi pasur në plan ta bëjmë rezistente nga zjarri apo ndonjë gjë tjetër”, tha ajo.

Ata vendosën edhe gurë rreth shtëpisë.

Më pas, tha ajo për Los Angeles Times, hoqëm gjethet përreth shtëpisë sepse donim të merrnim masa parandaluese kundër përhapjes së termiteve në kornizën prej druri të shtëpisë.

“Ne i duam ndërtesat e vjetra, kështu që thjesht donim t’i bënim homazhe asaj ndërtese,” tha Atwater Millikin.

Ndryshimet, edhe pse të vogla, në fund të fundit ishin vendimtare për të mbajtur shtëpinë larg nga zjarri. Atwater Millikin u shpreh se ata kishin humbur disa nga fqinjët e tyre në zjarret që pushtuan Hawaiin.

“Shumë njerëz vdiqën. Kaq shumë njerëz humbën gjithçka, dhe ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të rindërtojmë. Të gjithë duhet të ndihmojnë në rindërtimin,” tha ajo për Los Angeles Times.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

7 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago