FOTO&VIDEO

Si në Palermo/ Mund të kishte patur shumë viktima, detaji që nuk e morën parasysh vrasësit e Aleksandër Sadikajt

Përveç se kanë vrarë në mënyrën më makabre Aleksandër Sadikajn, organizatorët e atentatit të sotëm në Tiranë duket se nuk kanë marrë fare parasysh edhe se mund të vrisnin edhe persona të tjerë.

Lënda plesëse shpërtheu në aksin Tiranë-Elbasan, vetëm pak metra larg rrethrrotullimit që të fut në autostradën në drejtim të Elbasanit.

Për shkak të punimeve që po bëhen në rrugë, pranë vendit të ngjarjes janë mjaft mjete pune, punëtorë si edhe ka patur makina të tjera në trafik, por kjo nuk i ka ndaluar autorët që të vepronin sipas planit të tyre.

Ka të dhëna se shpërthimi është bërë me telekomandë dhe gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së një karburanti që ndodhet aty pranë.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, doli me shenja jete nga makina, me njërën prej këmbëvve të prera si edhe me plagë të shumta në trup, por humbi më pas jetën në spital prej hemoragjisë.

Policia nuk ka ende një pistë hetimi, megjithatë rezulton se i riu është proceduar më parë penalisht për tentativë vrasje.

Nuk ka të dhëna nëse të dyja ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën pasi është shumë herët dhe policisë i duhet të bëjë kërkime të tjera për të patur një pistë të mirëfilltë hetimi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago