LAJME

Finlanda, përgatitje ndaj Rusisë: “Kjo do të jetë përgjigja jonë”

Nga frika se Moska mund të përdorë emigrantët për presion politik, Helsinki propozoi të enjten një projekt-amendament për të forcuar gardhin në disa pjesë të kufirit gati 1300 km të gjatë. Hyrja në fuqi e tij duhet të jetë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Lajmi vjen pas kandidaturës së Finlandës për në NATO, prandaj vendi nordik ka frikë nga të ashtuquajturat reagime hibride, si sulmet e hakerëve dhe operacionet joushtarake destabilizuese.

“Qëllimi i këtij projektligji është të përmirësojë kapacitetin operacional të shërbimit kufitar në përgjigje të kërcënimeve hibride,” i tha AFP Anne Ihannus, një këshilltare në Ministrinë e Brendshme të vendit.

“Lufta në Ukrainë ka nxitur një zgjidhje urgjente të çështjes,” tha zyrtarja.

Aktualisht Finlanda ka një gardh druri në kufi që pengon kalimin e kafshëve.

“Tani ne duam të ndërtojmë një gardh të fortë që do të veprojë si një pengesë e vërtetë,” tha Sanna Palo, drejtore e departamentit të çështjeve ligjore të Shërbimit Kufitar.

Gardhi me shumë mundësi nuk do të shtrihet përgjatë gjithë kufirit, por do të mbrojë vendet që ne i konsiderojmë më të rëndësishmet”, tha ajo.

Pika të veçanta për azilkërkuesit

Në rast të fluksit të emigrantëve, qeveria do të propozojë hapjen e pikave të posaçme në kufi për pritjen e azilkërkuesve.

Ato pozicione prioritare do të përcaktohen më vonë, si dhe buxheti për projektin, shtoi Ministria e Brendshme.

Kufiri më së shumti kalon nëpër zona me popullsi të rrallë, raportojnë disa media.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago