Si ra SPAK në gjurmët e sulmeve kibernetike të MEK! Media iraniane: Hakeruan 5 mijë kamera sigurie, publikuan emrat e 11 mijë punonjësve të Ministrisë së Jashtme iraniane

Report Tv sjell detaje nga vendimi i GJKKO-së për kontrollin në kampin MEK në Durrës, pas dyshimeve të SPAK se ata kanë kryer sulme kibernetike ndaj qeverisë së Iranit dhe institucioneve të tjera iraniane.

Në dosje, thuhet se këto dyshime janë ngritur pas hetimeve që ka zhvilluar që ka zhvilluar Njësia “C” nga Hetimi i Krimit Kompjuterik, si edhe Drejtoria e Antiterrorit, të cilët kanë evidentuar shkrime të publikuar në disa media online iraniane në të cilat shkruhej se grupi i hakerëve “Kryengritja deri në Përmbysje”, që sipas mediave iraniane është i lidhur me anëtarët e MEK në Durrës, kanë kryer sulme kibernetike ndaj institucioneve iraniane në qershor të vitit 2022.Media online Iran International, në artikullin e publikuar në datë 07.05.2023 shkruan se Ministria e Jashtme e Iranit ka rënë pre e një sulmi kibernetik dhe grupi “Kryengritja deri në përmbysje” ka publikuar qindra dokumente identifikimi të punonjësve, procesverbale të takimeve, numrat e telefonit te zyrtarëve të ministrisë dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme.Në dosje thuhet se në artikullin e publikuar nga media, shkruhet se në qershor 2022, grupi “Kryengritja deri në Përmbysje” hakoi mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore iraniane dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit. Pre e sulmeve kibernetike ka rënë edhe Ministria e Kulturës iraniane. Ndërkohë, grupi i hakerave publikonte në telegram foto të liderëve të”MEK”-ut, si dhe foto të liderit Iranit Ali Khamenei, ku mbi fotot e këtij të fundit vendosnin kryqe të kuqe dhe mesazhe me mbishkrimin “Vdekje Khamenel-t”.“Me datë 07.05.2023, në faqen e internetit me emërtimin “Iran International” dhe me adrese https://www.iranintl.com/en/202305079860, është publikuar një artikull në gjuhën angleze me titull “Hacktvistet synojnë Ministrinë e Jashtme të Iranit, rrjedhje e të dhënave”, dhe artikulli vijon si më poshtë: “Grupi hacktivist “Kryengritja deri në përmbysje”, i lidhur me grupin opozitar me bazë në Shqipëri, Mujahideen-e Khalq (“MEK”), publiko qindra dokumente identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit te zyrtarëve të ministrisë dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme, ndër të tjera. Sipas kanalit telegram të hackerëve, të gjitha faqet e lidhura me ministrinë si ambasadat e Republikës Islamike dhe organizatat e lidhura ishin në shënjestër, duke treguar një faqe me foto të liderëve të”MEK”-ut, si dhe foto të liderit suprem të Iranit Ali Khamenei dhe presidenti Raisi me kryq të kuq mbi t’a. Gjithashtu në faqe kishte slogane “Vdekje Khamenel-t” dhe “Te fala Rajavit”, liderit aktual të grupit opozitar. “Ne Iran po zhvillohet nje revolucion i madh Kryengritja do te vazhdojë derisa te shembet pallati i shtypjes. Revolucioni demokratik i Iranit do të jetë fitimtar”, thuhet në mesazhin në faqe. Shumica e faqeve u mbyllen mesditën e së dielës. “Kryengritja deri në përmbysje”, tashmë kishte hakuar dhe çaktivizuar disa faqe interneti dhe shërbime të regjimit. Ne qershor 2022, ajo hakoi mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit, duke shfaqur slogane te ngjashme në faqet e internetit dhe duke lëshuar te dhëna te brendshme. Hakimi vjen pas një sulmi tjetër kibernetik në mars në portalin e Ministrisë së Kulturës dhe Udhëzimit Islamik (Ershad) dhe faqet e internetit të lidhura me te, duke treguar fotot e Rajavis dhe duke bërë thirrje për vdekjen e liderit suprem të vendit”, thuhet në dosje.