BREAKING NEWS

U qëllua me thikë gjatë një takimi elektoral, ndërron jetë deputeti britanik

David Amess, deputet i partisë konservatore, partia e Boris Johnson, u godit me thikë gjatë një takimi elektoral në Essex të Britanisë së Madhe. Ai ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra

David Amess u vra gjatë një takimi me zgjedhësit e tij në zonën e tij elektorale në një kishë në Essex. Një burrë që ishte pjesë e takimit elektoral e sulmoi deputetin britanik në mënyrë të përsëritur duke i marrë jetën. Deputeti ndërroi jetë në spital edhe pse mjekët u përpoqën ta mbanin atë në jetë.

Vrasësi 25-vjeçar u arrestua, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Nuk dihen ende se cilat janë arsyet që qëndrojnë pas sulmit të tij.

David Amess , 69 vjeç, i martuar dhe me pesë fëmijë, ai u zgjodh për herë të parë në Parlament në 1983. I dekoruar me titullin Sir, ai kurrë nuk kishte mbajtur poste qeveritare. Deputetët britanikë mbrohen nga agjentë të armatosur kur janë brenda Parlamentit, por ata nuk shoqërohen jashtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago