Debate të forta në Open në Top Channel po zhvillohen pas deklaratave të Baton Haxhiut që Edi Rama ka qenë pro shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.
Nuk di të ketë diçka të shkruar apo një qëndrim konkret që Edi Rama të jetë pro ndarjes. Shikoni tani ligjërimin që janë bërë një. Keni një qëndrim Ramush Haradinaj, Sali Berisha dhe Ilir Meta- tha Haxhiu.
Aty ndërhyri gazetari Babaramo i cili tha se vetëm 3 veta janë pro ndarjes. “Po vetëm ju 3 jeni po Baton. Je ti, Rama dhe Thaçi pro ndarjes”, tha Babaramo.
“Po unë nuk mund të rri këtu dhe të dëgjoj këtë djalin. Batoni ka qenë i involvuar brenda kësaj çështje. Ka takuar disa persona duke u thënë se kjo është ide e mirë. Si mundet me ardh ndarja e Kosovës në Parlament”, tha Haradinaj.
Ma thoni një person ndërkombëtar që unë kam takuar dhe i kam thënë që ndarja e Kosovës është ide e mirë. Ti e di që e kam sjellë Ramën tek shtëpia jote. Kjo ide e ndarjes është një paaftësi e qeverisë për të plotësuar kërkesat e ndërkombëtareve dhe gjen fajin tek gazetari- vijoi Baton Haxhiu.
“Kjo vetëm gazetari nuk është. Nuk ka gazetari kur merr përdore një kryeministër edhe e çon tek shtëpia e kryeministrit tjetër”, tha Babaramo.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…