POLITIKE

Si të hapen kafiteritë e restoranet në Prishtinë- propozohet një model i shteteve baltike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka rekomanduar që të të merret si model shteti baltik Lituania sa i përket hapjes së kafiterive dhe restoranteve.

Kryeqyteti i Lituanisë, Vilniusi, planifikon t’ua ofrojë hapësirën e vet publike kafeneve dhe restoranteve e qytetit për të funksionuar e në të njëjtën kohë duke ruajtur distancën fizike si masë parandaluese për shpërndarjen e koronavirusit.

Në një reagim lidhur me këtë artikull të botuar nga “The Guardian”, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Rukiqi, ka thënë se kjo është ide fantastike për komunat, sidomos për kryeqytetin e Kosovës.

““Qe një ide fantastike për komunat, sidomos Komunën e Prishtinës. T’i jepet tërë hapësira e lirë publike, në shfrytëzim kafiterive dhe restoranteve, gjatë tërë verës dhe të mundësohet ruajtja e distancës sociale”, ka shkruar ai në Facebook.

Lituania ka regjistruar deri tash 1344 raste me koronavirus e 44 persona kanë vdekur. Shumica e kafeneve dhe restoranteve po funksionojnë me hapësirat e jashtme. Sallonet e ondulimit dhe të gjitha dyqanet tjera do të rihapen këtë javë si pjesë e lehtësimit të masave ndaj shpërndarjes së koronavirusit. Megjithatë, masa e distancimit mbetet në fuqi. Kafenetë e restorantet duhet të kenë tavolina me distancë dy metra njëra prej tjetrës. Kjo fillimisht shfaqi problem për restorantet për shkak të rrugëve të ngushta që e bënë të pamundshme pozicionimin e shumë tavolinave jashtë kafeneve e restoranteve. Tani ky qytet ka vendosur që të zgjerojë hapësirën duke thënë se “siguria publike mbetet prioritet, por masat duhet të ndihmojnë kafenetë të hapen, të punojnë, të ruajnë vendet e punës e të mbajnë gjallë Vilniusin”. 18 nga shumë hapësirat publike të qytetit janë hapur për kafenetë e restorantet, ndërsa më shumë se 160 pronarë biznesesh kanë aplikuar tashmë për leje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago