Ndonëse, Kosova është një shtet i vogël në botë dhe si i tillë ka një ekonomi të varfër e standard të ulët të jetesës, për BIK-un kjo nuk po paraqet shumë rendësi. Çdo vit është duke u shtrenjtuar çmimi për të shkuar në Haxh.
Këtë vit – 2023 – Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se shkuarja në Haxh do të kushtojë 6 mijë e 350 euro. 650 euro më shtrenjtë se vitin e kaluar, shkruan Gazeta Insajderi.
BIK’u ka vendosur se haxhillëku për këtë vit do të kushtojë 6 mijë 350 euro.
Vitin e kaluar Kosova ka qenë në top 15-shën e shteteve më të shtrenjta për të shkuar në Haxh.
Sipas statistikave të mëhershme, shkuarja në Haxh, vitet e kaluara kishte qenë dukshëm më lirë.
Në vitin 2017 – 3,400 euro;
2018 – 3,800 euro;
2019 – 4,150 euro;
2020 – nuk ka pas Haxh;
2021 – nuk ka pas Haxh;
2022 – 5,700 euro;
2023 – 6,350 euro.