Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtinë ceremoninë mortore të artistes së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarushës ka rrëfyer se si u nda nga skena për herë të fundit Bilbili i Kosovës, tashmë e ndjera Nexhmije.
Kurti në fjalimin e tij përkujtimor për Nexhmije Pagarushën, ka treguar se si këngëtarja e ka lënë skenën muzikore qysh nga viti 1984, kur e kishte parë se nuk po mund t’i arrijë më tonet e larta, ndërsa publiku ende po vazhdonin ta duartrokisnin.
“ Në Sarajevë në vitin 1984, ajo do të këndonte për dhjetë ditë rresht nën tymin e duhanit dhe në kushte të papërshtatshme për një divë. Ajo natë për mua ka qenë e tmerrshme thoshte Nexhmija. Disa tone mund t’i këndoja, disa jo, ndërsa djersët më shkonin salla ishte përplot megjithëkëtë më dartrokisnin. Në fund një kolegë i imi më tha Nexhmije ti më nuk bën të këndosh kështu, e di i thashë dhe kurrë më në jetë nuk kam kënduar. Ishte një mbrëmje e ftohtë si dimrat e Sarajevës, kjo ishte përshëndetja ime e fundit me skenën, me këngën dhe me zërin”, rrëfeu Kurti.
Ai tutje vazhdoi se këngët e saj do të mbeten përgjithmonë dhe do të këndohen nga secila gjeneratë , duke treguar se është nderuar me çmime dhe medalje të shumta për kontributin e saj muzikor.
Ndërkaq, dita e varrimit të Nexhmijes është shpallur ditë zie në tërë territorin e Kosovës, në nder të jetës dhe veprës së kësaj artiste të madhe, e cila vdiq të premten më 7 shkurt në moshën 86 vjeçare.
9 shkurti është shpallur ditë zie shtetërore nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili mori këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila dha vlera të mëdha për kulturën dhe artin shqiptar.
Sipas Presidencës, në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit./ Gazeta Metro
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…